Pikëpamjet e Iranit mbi armët atomike në samitin e AP të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60135-pikëpamjet_e_iranit_mbi_armët_atomike_në_samitin_e_ap_të_okb
Republika Islamike e Iranit është kundër armëve atomike dhe thekson se kjo armë nuk garanton sigurinë e asnjë vendi. Irani në asambletë e ndryshme botërore disa herë ka kritikuar vonesat në zbatimin e traktatit për ndalimin e zgjerimit dhe prodhimit të armëve atomike. Kjo pikëpamje është paraqitur edhe një herë në takimi e lartë të AP të OKB për këtë çështje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2017 09:15 Europe/Tirane

Republika Islamike e Iranit është kundër armëve atomike dhe thekson se kjo armë nuk garanton sigurinë e asnjë vendi. Irani në asambletë e ndryshme botërore disa herë ka kritikuar vonesat në zbatimin e traktatit për ndalimin e zgjerimit dhe prodhimit të armëve atomike. Kjo pikëpamje është paraqitur edhe një herë në takimi e lartë të AP të OKB për këtë çështje.

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare dhe juridike, pasi kritikoi vendet poseduese të armëve atomike se nuk kanë zbatuar zotimet e tyre në kuadër të traktatit për eliminimin e plotë të këtyre armëve tha se Amerika ka nisur një fazë të re për rinovimin e armëve të saj atomike. Sejed Abas Eragçi, ditën e martë mori pjesë në takimin e lartë të AP të OKB, takim që u mbajt me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të traktatit ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve atomike. Në këtë takim z. Eragçi kritikoi veprimtarinë e Amerikës e cila ka nisur përpjekjet e saj për të forcuar armët atomike. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit këtë përpjekje e quajti ftesë të hapur për nisjen e një periudhe të re të garës së armatimeve. Sipas studimeve të kryera nga instituti i paqes në Stokholm, Amerika synon të prodhojë 5 lloje të reja armësh atomike. Amerika në fillim të vitit 2016 ka pasur 7 mijë koka bërthamore. Mark Gubrad, ekspert i çështjeve të armëve atomike në universitetin e Karolinës së veriut thotë: Bota nuk ka mund të eliminojë gjigandët atomikë dhe tani ajo po vë re shfaqjen e gjigandëve të rinj. Për momentin rivalët e Amerikës, duke qenë se Uashingtoni ka miratuar një fond prej 1 trilion dollarësh për rinovimin e armëve të tij atomike, tashmë janë futur në fazën e prodhimit të armëve të reja. Vazhdimi i kësaj rrjedhe do të thotë një proces për shkatërrimin e botës. Instituti i paqes në Stokholm thotë se regjimi sionist gjithashtu ka 300 koka atomike. Në Dimona, qendrën atomike të regjimit sionist, ka një laborator atomik i cili nga punonjësit e kësaj qendre quhet “ Hiroshima e vogël”. Gazeta Guardian në një artikull të saj shkruan: Paramendohet se Izraeli ka 500 kg plutonium dhe një sasi të pacaktuar uraniumi të pasuruar të përshtatshëm për prodhimin e armëve atomike. Qëndrimi i Iranit për ndalimin e armëve atomike, është shprehur qartë në dekretin fetar të Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik, i cili më 12 gusht të vitit 2012 në një fjalim të mbajtur me krerët dhe funksionarët e vendeve të ndryshme të botës në takimin e 16-të të grupit të vendeve të paangazhuara, deklaroi: Republikës Islamike të Iranit, nga aspekti rajonal, fetar dhe ideologjik posedimin e armëve atomike e konsideron mëkat dhe është e mendimit se përhapja e këtyre armëve është e padobishme, shkatërrimtare dhe e rrezikshme. Sot gjithashtu Irani kërkon nga vendet  poseduese të armëve atomike që të zbatojnë angazhimet e tyre në eliminimin e plotë të këtyre armëve dhe zbatimin e traktit NPT.