Dërgohet ngarkesa e tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60265-dërgohet_ngarkesa_e_tretë_me_ndihma_humanitare_të_iranit_për_myslimanët_rohingya
Kreu i shtabit të emergjencave dhe situatave kritike në Gjysmë Hënën e Kuqe të Iranit, njoftoi dërgimin e ngarkesës së tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya në Mianmar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 29, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Dërgohet ngarkesa e tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya

Kreu i shtabit të emergjencave dhe situatave kritike në Gjysmë Hënën e Kuqe të Iranit, njoftoi dërgimin e ngarkesës së tretë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya në Mianmar.

Murteza Salimi, tha se ngarkesa e tretë e Iranit me ndihma humanitare përbëhet nga tenda, batanije, çarçafë, medikamente, veshmbathje, sete enësh dhe ushqime. Ndihmat e Iranit dërgohen për myslimanët Rohingya që ndodhen në kampet e përqendrimit në jugperëndim të Bangladeshit në kufirin me Mianmarin. Dërgesa e parë me ndihma humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya është dërguar më 15 shtator. Dërgesa e parë ishte 40 ton ndihma ndërsa e dyta 30 ton. Provinca Rakhin e Mianmarit prej 25 gushtit po përjeton sulme të ashpra të ushtrisë dhe budistëve radikalë kundër myslimanëve. Nga këto sulme deri tani 6 mijë myslimanë janë vrarë, 8 mijë janë plagosur dhe me mijëra të tjerë janë detyruar të shpërngulen me forcë në drejtim të Bangladeshit.