Admiral Sajari: Forcat detare të Iranit janë në gatishmëri të plotë
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi se forcat detare të Iranit janë në gatishmëri të plotë për tu përballur me kërcënimet e mundshme të armiqve.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se admiral Habibullah Sajari, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se aktualisht niveli i gatishmërisë së forcave të armatosura të Iranit është shumë i mirë dhe pavarësisht pasigurisë dhe trazirave në rajon, Irani Islamik ka një siguri të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në të ardhmen do të vazhdojnë misionet e tyre ndërkombëtare dhe prania e Republikës Islamike të Iranit në ujërat ndërkombëtare është pjesë e misionit primar të forcave detare të Iranit. Suksesi më i madh i këtyre forcave është vendosja e sigurisë në dete,- shtoi ndër të tjera komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.