Irani Islamik në zimbajtje për Imam Husejnin (a.s.) në ditën e Tasuasë
(last modified Sat, 30 Sep 2017 08:45:49 GMT )
Shtator 30, 2017 10:45 Europe/Tirane
  • Irani Islamik në zimbajtje për Imam Husejnin (a.s.) në ditën e Tasuasë

I gjithë Irani Islamik në ditën e Tasuasë Husejnite është zhytur në zi dhe pikëllim në kujtim të tragjedisë së Qerbelasë. Sot, e shtunë është dita e nëntë e muajit Muharrem të vitit 1439 hixhri kameri që përkon me 30 shtator 2017, e cila njihet me emrin dita e Tasuasë Husejnite.

Në ditën Tasua të muajit Muharrem, me miliona besimtarë myslimanë dhe dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.) në qytete dhe fshatra të ndryshme të Iranit Islamik organizojnë ceremoni zimbajtje dhe vajtojnë duke kujtuar dëshmorët e Qerbelasë. Besimtarët myslimanë të Iranit duke marrë pjesë në tubimet dhe ceremonitë e organizuara në xhami dhe në vende të ndryshme fetare sidomos në mauzoleun e Imam Reza (a.s.) në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit dhe në mauzoleun e Hazreti Masume (s.a.) në qytetin Kum dhe duke vajtuar, kujtojnë dëshmorët e tragjedisë së Qerbelasë. Edhe pas shumë shekujve që kanë kaluar nga tragjedia e Qerbelasë dhe nga martirizimi i Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk ka humbur rëndësia dhe vlera e kësaj ngjarje, por për çdo vit e më shumë përhapet mesazhi i kryengritjes së Ashurasë. Vlenë të theksohet se dita e dhjetë e muajit Muharrem është përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), nipit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., që ndodhi në vitin 61 të vitit hixhri kameri. Imam Husejni (a.s.) u martirizua në moshën 57 vjeçare. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast u shpreh ngushëllime të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).

Tags