Reagimi i Iranit ndaj vazhdimit të gjendjes kritike të myslimanëve të Mianmarit
(last modified Sat, 30 Sep 2017 09:01:16 GMT )
Shtator 30, 2017 11:01 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj vazhdimit të gjendjes kritike të myslimanëve të Mianmarit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se vazhdimi i gjendjes kritike dhe katastrofale të myslimanëve Rohingia të Mianmarit dhe neglizhenca e qeverisë së këtij vendi ndaj paralajmërimeve ndërkombëtare, mund të bëhet shkak që situata aktuale të shndërrohet në krizën më të keqe njerëzore në epokën bashkëkohore.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit të shtunën reagoi ndaj vazhdimit të situatës kritike të myslimanëve të Mianmarit dhe deklaroi: "Me gjithë informimin, paralajmërimin dhe kërkesat e vendeve të ndryshme, organizatave ndërkombëtare, personaliteteve të ndryshme dhe opinionit ndërkombëtar, përsëri po vërejmë vazhdimin e neglizhencës së qeverisë së Mianmarit ndaj kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe kjo është një çështje e papranueshme. Bisedimet me sekretarin e përgjithshëm të OKB, bisedimet telefonike të presidentit dhe të ministrit të punëve të jashtme të Iranit me krerët dhe ministrat e jashtëm të vendeve islame në Teheran dhe Nju Jork, dërgimi i ndihmave humanitare të popullit të Iranit për të shpërngulurit në Mianmar, si dhe përpjekje e mediave vendore dhe ndërkombëtare për të pasqyruar sa më shumë situatën e tmerrshme të myslimanëve Rohingia të shpërngulur nga Mianmari në Bangladesh në nivel botëror, janë vetëm një pjesë e përpjekjeve zyrtare politike dhe diplomatike të Iranit për të zgjidhur krizën e myslimanëve të Mianmarit sa më shpejtë". Kasemi në vazhdim vlerësoi veprimin humanitar të Bangladeshit në pranimit të e të myslimanëve të shpërngulur nga Mianmari dhe theksoi: "Vendet e botës, Bashkësia Ndërkombëtare dhe të gjitha organizatat joqeveritare duhet që përkrah Bangladeshit, të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ndërprerjen e valës së shpërnguljes me dhunë të myslimanëve nga Mianmari dhe të dërgojnë urgjentisht më shumë ndihma humanitare dhe mjekësore për trajtimin e gjendjes së tyre".

Tags