Zarif fillon turneun e tij në Oman dhe Katar
Tetor 01, 2017 09:58 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e hënë dhe të martën e kësaj jave do të shkojë për një vizitë në Oman dhe Katar në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme bilaterale dhe rajonale.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi të dielën tha se përveç çështjeve bilaterale, gjatë kësaj vizite të shefit të diplomacisë iraniane do të bisedohet edhe për zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
Tags