Irani dënon sulmet terroriste në Francë dhe Kanada
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka dënuar sulmet terroriste të së dielës në Marsejë dhe Edmonton të Francës dhe Kanadasë.
Behram Kasemi, dje në darkë ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave të sulmeve terroriste në Kanada dhe Francë dhe tha se në kohën kur disa vende akuzojnë në mënyrë të gabuar të tjerët për çështjen e terrorizmit, edhe një herë ky fenomen i dhunshëm ka kryer krime të tmerrshme ndaj njerëzve të pafajshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha se e gjithë shoqëria ndërkombëtare dhe të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të çrrënjosur bindjet, për të eliminuar mbështetjen financiare dhe për të bllokuar plotësimin e forcave të grupeve terroriste, që janë hallka kryesore e këtij shekulli. Një person me thikë në Marsejë të Francës ka vrarë dy persona në një stacion treni ndërsa një person me makinën e tij në qytetin Edmonton të Kanadasë ka shtypur kalimtarët në trotuar. Vendet evropiane nuk kanë kursyer asnjë ndihmë për terroristët në Lindjen e Mesme dhe në veçanti në Siri ndërkohë që tani këto vende po përballen me kthimin e anëtarëve perëndimorë të grupit terrorist ISIS.