Misionet trans-rajonale të marinës së ushtrisë iraniane po vazhdojnë
Komandanti i marinës së ushtrisë së RII, theksoi: "Arritja më e rëndësishme e marinës së ushtrisë iraniane është ruajtja e sigurisë në det dhe në të ardhmen, misionet ndër-rajonale të kësaj force do të vazhdojnë dhe do të zhvillohen".
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, admiral Habibullah Sajari, komandanti i marinës së ushtrisë së RII, njoftoi për nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura të Iranit dhe shtoi: "Forcat e armatosura të Iranit sot janë të vetëmjaftueshme për sigurimin e pajisjeve dhe këtë vit do të zbulohen pajisje të reja ushtarake të këtyre forcave. Admiral Sajari gjithashtu deklaroi se prania e Republikës Islamike të Iranit në ujërat e lira ndërkombëtare është një objektiv i marinës së ushtrisë iraniane. Komandanti i marinës së ushtrisë së RII vuri në dukje zhvillimin e trafikut detar dhe përparësitë e kësaj force dhe tha: Pavarësisht nga pasiguria në rajon, ekziston një siguri e qëndrueshme dhe adekuate në Iran dhe gatishmëria e marinës së ushtrisë iraniane për të eliminuar kërcënimet është e lartë.