Zarif takohet me Sulltanin e Omanit
Tetor 02, 2017 15:10 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif zhvilloi një takim me Sultan Kabus bin Said al Said të hënën në mbrëmje.
Gjatë takimit të dy palët diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si Siria, Jemeni dhe zhvillimet në Irakun e veriut. Zarif gjithashtu zhvilloi bisedime me homologun e tij nga Omani, Jusuf bin Alavi bin Abdullah. Ministri i jashtëm iranian më vonë do t'a braktisë Omanin dhe do të niset për në Katar, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Vizitat e Zarif në Oman dhe Katar po zhvillohen në kuadrin e konsultimeve të tij të rregullta me zyrtarë të lartë të të dy vendeve.
Tags