Zarif nga Maskati shkon në Doha 
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60541-zarif_nga_maskati_shkon_në_doha
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka lënë Maskatin (kryeqytet i Omanit) dhe ka shkuar në Doha (kryeqytet i Katarit).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2017 15:11 Europe/Tirane
  • Zarif nga Maskati shkon në Doha 

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka lënë Maskatin (kryeqytet i Omanit) dhe ka shkuar në Doha (kryeqytet i Katarit).

Zarif është planifikuar të takohet me homologun e tij të Katarit dhe Emirin e Katarit gjatë kohës sa do të qëndrojë në Katar dhe të diskutojë mbi zgjerimin e lidhjeve dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif zhvilloi një takim me Sultan Kabus bin Said al Said të hënën në mbrëmje. Gjatë takimit të dy palët diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si Siria, Jemeni dhe zhvillimet në Irakun e veriut. Zarif gjithashtu zhvilloi bisedime me homologun e tij nga Omani, Jusuf bin Alavi bin Abdullah.