Zarif: Krizat e rajonit nuk kanë zgjidhje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60587-zarif_krizat_e_rajonit_nuk_kanë_zgjidhje_ushtarake
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në takim me emirin e Katarit në Doha, theksoi se asnjë prej krizave të rajonit të Lindjes së Mesme nuk kanë rrugëzgjidhje ushtarake, prandaj të gjitha palët duhet të respektojnë dialogun dhe rrugëzgjidhjet paqësore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 03, 2017 10:16 Europe/Tirane
  • Zarif: Krizat e rajonit nuk kanë zgjidhje ushtarake

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në takim me emirin e Katarit në Doha, theksoi se asnjë prej krizave të rajonit të Lindjes së Mesme nuk kanë rrugëzgjidhje ushtarake, prandaj të gjitha palët duhet të respektojnë dialogun dhe rrugëzgjidhjet paqësore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të martën në takim me Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, emiri i Katarit, duke përshkruar rrethanat e ndjeshme të rajonit dhe gjurmët e dëmshme të përballjeve dhe konflikteve të dhunshme, deklaroi: "Irani beson se të gjitha palët duhet t'i japin prioritet iniciativave rajonale në kuadër të forcimit të stabilitetit dhe të sigurisë kolektive". Zarif në vazhdim theksoi politikën parimore të Iranit për të patur marrëdhëniet më të mira me fqinjët dhe u shpreh optimist se: "Marrëdhëniet bilaterale të Iranit dhe Katarit të zgjerohen në të gjitha fushat më shumë se në të kaluarën dhe autoritetet zyrtare të të dy vendeve të krijojnë kushtet e duhura për zgjerimin sa më shumë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale sidomos në mes sektorëve private të të dy vendeve". Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, emiri i Katarit, në këtë takim mirëpriti pikëpamjen e Iranit në lidhje me çështjet rajonale dhe nevojën për zgjidhjen paqësore të krizave të rajonit dhe deklaroi: "Konsultimet dhe kontaktet e vazhdueshme me vendet e rajonit si Iranin, është një nevojë e domosdoshme dhe e pashmangshme".