Zarif shpreh ngushëllime për vdekjen e Talabanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60605-zarif_shpreh_ngushëllime_për_vdekjen_e_talabanit
Ministri i jashtëm i RII ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit të Irakut Xhalal Talabanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Zarif shpreh ngushëllime për vdekjen e Talabanit

Ministri i jashtëm i RII ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit të Irakut Xhalal Talabanit.

Sipas raportit të Departamentit të Mediave të Ministrisë së Jashtme të RII, në mesazhin e tij, Zarif tha se lajmi në lidhje me "vdekjen e ish-presidentit të Irakut shkaktoi dhimbje të thellë për mua". sh-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Xhelal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani. Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Erbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor. Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor.