Zarif: Irani nuk kërkon mosmarrëveshje rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60607-zarif_irani_nuk_kërkon_mosmarrëveshje_rajonale
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif thotë se Irani kurrë nuk ka kërkuar mosmarrëveshje në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2017 16:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk kërkon mosmarrëveshje rajonale

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif thotë se Irani kurrë nuk ka kërkuar mosmarrëveshje në rajon.

Duke folur para gazetarëve pas mbërritjes në Teheran, pas një vizite dy-ditore në Oman dhe Katar, Zarif tha se politika e Iranit bazohet në paqe dhe dialog. "Politika jonë gjithmonë ka qenë e bazuar në faktin se rajoni ynë ka nevojë për qetësi dhe dialog", tha Zarif, duke shtuar: "Rajoni ynë ka nevojë për një sistem bashkëpunimi dhe dialogu për hir të sigurisë në rajon. Ne kemi dhënë  propozimin e sistemit të dialogut në Gjirin Persik dhe për fat të keq, ky propozim i yni nuk është marrë në konsideratë nga disa vende që synojnë tensione dhe imponim të interesave të tyre politike për shumë vende të rajonit".  Zarif më tej shtoi: "Ne shpresojmë që këto vende së shpejti do të pranojnë logjikën e dialogut dhe nevojën për mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe nevojën për të ndaluar ëndërrimin e vënies së pikëpamjeve të tyre mbi të tjerët". "Republika Islamike e Iranit ka insistuar gjithmonë në të kuptuarit dhe zgjidhjen e problemeve dhe kurrë nuk ka qenë e interesuar në thellimin e dallimeve, sepse nuk e konsideron atë në përputhje me interesat e vendit", tha Zarif.