Ruhani: Irani nuk kursen kurrfarë bashkëpunimi në zgjerimin e gjuhës persiane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në mesazhin e tij dërguar për kongresin e tretë ndërkombëtar "Shams dhe Mevlana", ka theksuar se Iranit nëpërmjet akademisë, universiteteve dhe qendrave shkencore, nuk kursen kurrfarë bashkëpunimi dhe ndihmese në zgjerimin dhe përhapjen e gjuhës persiane.
Në mesazhin e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, thuhet: "Paraqitja e artikujve dhe fjalimeve të profesorëve, hulumtuesve dhe të intelektualëve në kongresin ndërkombëtar "Shams dhe Mevlana", është fillim i një ndryshimi fondamental dhe gjithëpërfshirës në fushat e gnosticizmit, filozofisë, apologjetikës, letërsisë, kulturës dhe fushave të tjera". Ruhani në vazhdim vlerësoi punën dhe bashkëpunimin e popujve të Turqisë, Rusisë, Afganistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Armenisë në zgjerimin e gjuhës persiane dhe përkujtimin e figurave të njohura si Rudeki, Firdusi, Naser Khosro, Khaghani dhe Nizami. Kongresi i tretë ndërkombëtar "Shams dhe Mevlana" ka filluar punimet sot në qytetin Khoj në veriperëndim të Iranit.