Irani eksporton 2.6 milionë fuçi naftë në ditë
Tetor 07, 2017 13:08 Europe/Tirane
Eksporti i naftës së papërpunuar dhe e kondensateve të gazit të Iranit në muajin shtator të vitit 2017, ka kaluar shifrën 2.6. milionë fuçi në ditë.
Agjencia e lajmeve SHANA njoftoi se Irani në muajin shtator ka arritur të eksportojë 2 milionë e 250 mijë fuçi naftë të papërpunuar në tregjet e Azisë dhe Evropës. Kina dhe India janë blerësit më të mëdhenj të naftës së papërpunuar të Iranit të cilët blejnë mbi një milion fuçi naftë nga Irani. Irani gjithashtu në muajin shtator ka eksportuar 430 mijë fuçi kondensateve të gazit në tregjet aziatike. Koreja Jugore blen prodhimet e gazit të Iranit dhe konsiderohet blerësi më i madh i derivateve të gazit të Iranit.
Tags