Kryeministri i Armenisë arrin në Teheran
Tetor 09, 2017 09:40 Europe/Tirane
Kryeministri i Armenisë i shoqëruar nga një delegacion i lartë politikë dhe ekonomik arriti në Teheran për tu takuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Karen Karapetyan, kryeministri i Armenisë, do të pritet në mënyrë solemne në pallatin Sa'ad Abad nga Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit. Raundi i parë i bisedimeve mes zv/presidentit të Iranit dhe kryeministrit të Armenisë do të zhvillohet pas pritjes solemne. Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike, shqyrtimi i çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimeve mes Iranit dhe Armenisë janë temat kryesore të takimit mes Xhahangiri dhe Karapetyan.
Tags