Amano; Zhvillimet Politike nuk kanë ndikim në vendimmarrjen e ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61109-amano_zhvillimet_politike_nuk_kanë_ndikim_në_vendimmarrjen_e_anea
Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, deklaroi se zhvillimet politike nuk ndikojnë në vendimmarrjen e kësaj agjencisë e cila ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Amano; Zhvillimet Politike nuk kanë ndikim në vendimmarrjen e ANEA

Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, deklaroi se zhvillimet politike nuk ndikojnë në vendimmarrjen e kësaj agjencisë e cila ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Jokia Amano, drejtor i përgjithshëm i ANEA ditën e hënë u takua me Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI në romë të Italisë. Në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në lidhje me programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Nga ana e tij Jokia Amano tha se ANEA deri tani ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Deri më tani ANEA pa u ndikuar nga zhvillimet politike, vendimet e saj i ka marrë në bazë të veprimtarisë së vendeve në zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të tyre, tha në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i ANEA. Ali Akbar Salehi ka shkuar në Romë të Italisë për të marrë pjesë në konferencën e bashkëpunimit ndërkombëtar për të forcuar sigurinë dhe për të ndaluar përhapjen e armëve atomike. Vlen të theksohet se Ali Akbar Salehi, me ftesë zyrtare të Boris Johnson ministër i jashtëm i Anglisë ka shkuar për një vizitë në Britaninë e madhe.