Zarif: Ndërhyrja e jashtme shkaktoi përçarje në Lindjen e Mesme
Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje krizat në Lindjen e Mesme dhe theksoi se ndërhyrja e jashtme shkaktoi përçarje dhe konflikte në Lindjen e Mesme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një artikull të publikuar në revistën “The Atlanntic” që është publikuar sot (të martën), në lidhje me krizën në Siri ka shkruar se miliona refugjatë sirianë nuk kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të një personi ose për shkak të një grupi fetar ose etnik ose për shkak të një qeveri, por ata janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe terrorit. Zarif gjithashtu duke i quajtur të pavërteta pretendimet e paraqitura në lidhje me atë të cilën e quajnë “sjellje agresive” të Iranit, shtoi: “Irani do të vazhdojë rrugën e vet e cilat është dialogu, respekti dhe perceptimi reciprok”. Duke marrë parasysh faktin se Amerika mund të mos e konfirmojë marrëveshjen bërthamore, z. Zarif theksoi: “Amerikanët në mënyrë të padrejtë kanë prish imazhin e Iranit”.