Khoshro: Dalja në marrëveshja bërthamore do të diskreditojë Amerikën
Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, do të diskreditojë këtë vend në rang botëror. Kështu deklaroi Golam’ali Khoshro përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në OKB i cili tha se Amerika nuk mund të luajë në çështje ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore duke mbajtur rolin e lojtarit dhe arbitrit.
Në një intervistë për kanali CNN të Amerikës, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në përgjigje të pyetjes se a do të futet në bisedime Irani me Amerikën për çështjen bërthamore tha; Ku është besimi që të rifutemi në bisedime. As Irani dhe asnjë vend tjetër nuk ka besim tek Uashingtoni. Khoshro duke kritikuar Donald Trump i cili qeverinë Iraniane e ka quajtur një qeveri jo demokratike ka thënë: Republika islamike e Iranit, demokracinë e saj e tregoi me zgjedhjet e fundit presidenciale. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se çdo veprim për të moszbatimin e angazhimeve të marrëveshjes bërthamore do të përballet me reagimin e Iranit. Golam’ali Khoshro, i pranishëm në takimin e komitetit për çarmatimin dhe sigurinë kombëtare në OKB foli mbi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe pasi kërkoi zbatimin e plot të saj ka thënë se Irani sipas raporteve të konfirmuar nga ANEA ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani mund të shfrytëzojë në mënyrë të plotë interesat që dalin nga marrëveshja bërthamore në kohën kur ai të ketë zbatuar angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje, tha z. Khoshro I cili nënvizoi faktin se në këtë proces është e domosdoshme edhe zbatimi i angazhimeve nga palës tjetër.