Pse Amerika është zemëruar nga Garda Revolucionare?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61341-pse_amerika_është_zemëruar_nga_garda_revolucionare
Ministri i Mbrojtjes i Iranit ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për renditjen e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e zezë duke thënë se çdo masë e tillë kundër forcave të elitës së luftës kundër terrorizmit vetëm sa do të nxiste terrorin dhe jostabilitetin në rajon dhe në të gjithë botën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2017 17:45 Europe/Tirane
  • Pse Amerika është zemëruar nga Garda Revolucionare?

Ministri i Mbrojtjes i Iranit ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për renditjen e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e zezë duke thënë se çdo masë e tillë kundër forcave të elitës së luftës kundër terrorizmit vetëm sa do të nxiste terrorin dhe jostabilitetin në rajon dhe në të gjithë botën.

Gjeneral brigade Amir Hatami e vlerësoi Gardën Revolucionare të Iranit si forcën më të fuqishme "në vijën e frontit" të luftës kundër terrorizmit. Hatami tha se Garda Revolucionare u takon të gjitha kombeve të rajonit, duke shtuar: "Çdo komplot dhe veprim që minon këtë forcë elitare anti-terrorizmi do të ndihmojë në promovimin e terrorizmit dhe pasigurisë në rajon dhe në mbarë botën". Hatami theksoi vendosmërinë e Iranit për të kundërshtuar kërcënimet e fundit amerikane, duke shtuar: "Garda Revolucionare, Ushtria dhe të gjitha forcat e armatosura të vendit qëndrojnë të bashkuara kundër politikave dhe veprimeve armiqësore të qeverisë amerikane dhe nuk do t'i lejojnë amerikanët dhe shërbëtorët e tyre të rrezikojnë sigurinë rajonale përmes luftërave të deleguara dhe terrorizmit ". Në fjalimin e tij të planifikuar më 15 tetor, Trump pritet të cilësojë Gardën Revolucionare si një organizatë "terroriste".  Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se Teherani do të marrë masa reciproke kundër një "gabimi strategjik" të mundshëm nga Trump. Korpusi Gardës së Revolucionit Islamik është një nga elementët e rëndësishëm dhe me ndikim të Republikës Islamike të Iranit. Mbrojtja e idealeve të Revolucionit Islamik dhe eliminimi i komploteve të armiqve kundër këtij revolucioni është misioni më i rëndësishëm i Korpusit të Gardës Revolucionare. Me fitoren e Revolucionit Islamik, armiqtë kanë projektuar qëllime të afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për goditjen e këtij revolucioni. Komploti për të rrëzuar Republikën Islamike të Iranit bazohet në qëllime afatgjata, por ky komplot nuk është realizuar në sajë të rolit rëndësishëm të Korpusit të Gardës Revolucionare, dhe kjo ka shkaktuar zemërimin amerikan. Përveç rolit me ndikim të Gardës Revolucionare në ruajtjen e autoritetit politik të Republikës Islamike të Iranit, në arenën rajonale Garda Revolucionare ka identifikuar dhe shkatërruar komplotet e njohura kundër Iranit. Qëllimi përfundimtar i nisjes së një lufte të deleguar në Siri ishte gjithashtu goditja dhe dobësimi i Republikës Islamike të Iranit, por prania e fuqishme e Gardës Revolucionare në betejën kundër terroristëve amerikano-sionistë, ka shkatërruar planet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Krijimi i frikës nga Garda revolucionare tek popujt e rajonit  është një konspiracion amerikano-sionist i mbështetur nga disa regjime reaksionare arabe, kështu që institucioni që po shkul rrënjët e terrorizmit në rajon është akuzuar për mbështetjen e terrorizmit. Në rrethana të tilla, çdo veprim i SHBA kundër Gardës Revolucionare do të pasohet me një përgjigje vendimtare nga Irani. Në këtë kuadër, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral Amir Hatami, tha se cilësimi i Gardës Revolucionare si një organizatë terroriste do të konsiderohet një lloj akti terrorist nga qeveria amerikane.