Marrëveshja bërthamore dhe Amerika e izoluar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61407-marrëveshja_bërthamore_dhe_amerika_e_izoluar
Pas disa javë polemikash nga autoritetet amerikane, Donald Trump president i Amerikës më në fund shpalli qëndrimin e tij kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe programit të zbatimit të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2017 03:15 Europe/Tirane
  • Marrëveshja bërthamore dhe Amerika e izoluar

Pas disa javë polemikash nga autoritetet amerikane, Donald Trump president i Amerikës më në fund shpalli qëndrimin e tij kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe programit të zbatimit të saj.

Donald Trump në një fjalim të tij të mbushur me akuza, ofendime dhe kontradikta, deklaroi se nuk e konfirmon marrëveshjen bërthamore dhe këtë çështje do ta çojë në kongres. Menjëherë pas kësaj deklarate, Bashkësia Ndërkombëtare, funksionarët botëror dhe sidomos vendet evropiane njëzëri janë ngritur dhe kanë dënuar sabotimet e presidentit amerikan në zbatimin e kësaj marrëveshjeje botërore. Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, me një ton të ashpër ka kritikuar presidentin Donald Trump dhe tha se asnjë president në botë mes tyre as presidenti amerikan nuk mund të shkatërrojë një marrëveshje të konfirmuar nga KS i OKB. Edhe krerët e vendeve të tjera pa i kushtuar aspak qëndrimeve të Uashingtonit kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore. Përveç kësaj deklarata e Donald Trump rreth marrëveshjes bërthamore, tregoi faktin se presidenti amerikan me gjithë tonet e ashpra dhe kërcënuese të tij nuk ka guximin e duhur për prishjen dhe shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore. Për këtë arsye Donald Trump, topin e hodhi në fushën e Kongresit me qëllim që Kongresi të mund të gjejë një zgjidhje për problemin e krijuar nga vetë presidenti në politikën e jashtme të Amerikës. Mirëpo zhvillimet e kohëve të fundit në Amerikë, kanë treguar se edhe ata figura në kongresin e Amerikës të cilët janë kundër marrëveshjes bërthamore, kanë dalë kundër veprimtarisë së presidentit Donald Trump dhe kanë shprehur dyshime dhe dilema në mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë në përpjekjet e saj për të prishur marrëveshjen bërthamore. Një grup kongresmenësh të cilët më herët shpreheshin se marrëveshja bërthamore nuk është e përshtatshme, tani thekson zgjerimin e monitorimit të marrëveshjes bërthamore dhe në procesin e zbatimit të saj. Kjo çështje ka rëndësi për faktin se atyre që janë kundër marrëveshjes bërthamore u mbyllen rrugët e veprimit dhe pas kësaj qeveria amerikane nuk gjen fuqi për të manovruar me qëllim që të përfitojë nga të tjerët. Sigurisht që Donald Trump, presidenti i Amerikës u mundua ta paraqesë Iranin si një vend që dëmton paqen dhe sigurinë botërore dhe mbështet terrorizmin. Ai ka pretenduar se si objektiv të tij ka fuqinë ushtarake të Iranit dhe në veçanti fuqinë ushtarake të Gardës Revolucionare Sepah. Me të tilla qëndrime Trump është munduar të krijojë një bashkësi dhe union kundër Iranit. Mirëpo qëndrimet e vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare kundrejt deklaratës së Trump dëshmon se Bashkësia Ndërkombëtare ka pikëpamje krejtësisht të kundërta me amerikanët rreth çështjes bërthamore dhe nuk është e interesuar që t’u bashkohet qëndrimeve që janë kundër marrëveshjes bërthamore. Në përgjithësi, ajo që nxirret nga fjalët e Donald Trump kundër Iranit, është se Amerika ndodhet në një situatë të izoluar pasi prej saj janë distancuar shumë vende përveç Izraelit dhe disa vende të caktuara të Azisë perëndimore. Në një kohë kur deri dje bota shqetësohej nga sabotimet e presidentit amerikan kundrejt marrëveshjes bërthamore, tashmë është e qartë se këto shqetësime janë të pabaza sepse presidenti amerikan nuk ka fuqinë dhe guximin dhe çka është më e rëndësishme nuk ka lejen e duhur, për të prishur qëndrimin e bashkuar botëror rreth çështjes bërthamore.