Gjeneral Kasem Sulejmani reagon ndaj deklaratave injorante të Trump
Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti brigadës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, duke publikuar një video nga fjalimi i Trump në faqen e tij personale në Instagram, i ka quajtur injorante deklaratat e presidentit amerikan.
Donald Trump pas zgjedhjes president i Amerikës, grupin terrorist ISIS e ka quajtur produkt dhe krenari të qeverisë së ish-presidentit Obama. Mirëpo Donald Trump ditën e premte duke shpjeguar politikat e qeverisë së tij kundër Iranit, i mohoi të gjitha deklaratat e tij të mëparshme dhe e konsideroi të pafajshme Amerikën në krijimin e grupit terrorist ISIS. Gjeneral Kasem Sulejmani i quajti injorante dhe shumë larg realitetit deklaratat e Donald Trump dhe ka shkruar: "Këto janë deklarata injorante që shqipton me gjuhën e tij presidenti i Amerikës! Ai më parë ka publikuar dëshmi dhe dokumente të tregojnë se ISIS është krijuar nga Amerika ndërsa tani si është e mundur që një shtet i cili vet ka luajtur rol në krijimin e ISIS, të pretendojë se po lufton me këtë grup terrorist?!?!"