Zarif: Sot, të gjithë iranianët janë Garda Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61457-zarif_sot_të_gjithë_iranianët_janë_garda_revolucionare
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka dënuar një lëvizje nga Departamenti i Thesarit i SHBA për të vendosur Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit, në listën e organizatave terroriste duke theksuar se iranianët nga të gjitha sferat e jetës mbështesin fuqishëm mbrojtësit e vendit dhe të rajonit kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Zarif: Sot, të gjithë iranianët janë Garda Revolucionare

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka dënuar një lëvizje nga Departamenti i Thesarit i SHBA për të vendosur Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit, në listën e organizatave terroriste duke theksuar se iranianët nga të gjitha sferat e jetës mbështesin fuqishëm mbrojtësit e vendit dhe të rajonit kundër terrorizmit.

"Sot, iranianët - djemtë, vajzat, burrat dhe gratë janë të gjithë Garda Revolucionare", shkroi të shtunën Zarif në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump refuzoi të vërtetonte marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore mes Iranit dhe grupit G 5 + 1 dhe gjithashtu njoftoi sanksionet mbi Gardën Revolucionare, të cilën ai e akuzoi për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe kërcënimin e interesave amerikane në rajon. Në postimin e tij në Twitter, Zarif tha se populli iranian është "duke qëndruar i vendosur me ata që  mbrojnë Iranin dhe rajonin kundër agresionit dhe terrorizmit". Nga ana e tij, presidenti i RII z. Hasan Ruhani deklaroi se "Garda Revolucionare është një forcë e fuqishme dhe iranianët janë gjithmonë  përkrah Gardës Revolucionare". "A është Garda Revolucionare ajo që është e korruptuar apo qeveritë dhe forcat e armatosura që kanë ndërhyrë gjithmonë në këtë rajon kundër pavarësisë së kombeve?", deklaroi Ruhani.