Kompanitë e huaja të interesuara për të investuar në Iran
Drejtori I kompanisë iraniane të naftës njoftoi për interesimin e disa kompanive të huaja për të investuar në zgjerimin e fushës naftëmbajtëse Parsi i Jugut në Iran.
Ali Kerdar, drejtori i kompanisë kombëtar iraniane të naftës në një bisedë telefonike me ISNA ka thënë se 2 kompani të huaja janë shprehur të interesuara për të investuar në projektin naftor Parsi i Jugut. Për momentin janë nisur bisedimet më kompaninë Maersk të Danimarkës, ka thënë në fjalën e tij Kerdar. Fusha naftëmbajtëse Parsi i jugut është projekti më i madh i gazit në botë dhe ka një kapacitet prej 14 trilion metër kub gaz dhe 18 miliard gaz të lëngshëm që plotëson 8% të nevojave të botës për gaz dhe përbën rreth gjysmën e rezervave të gazit të Iranit.