Zarif paralajmëron Amerikën, rreth largimit nga marrëveshja bërthamore
Qëndrimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore dëshmon për faktin se Trump me gjithë mbështetjen e vendeve evropiane ndaj marrëveshjes bërthamore dhe me gjithë mbështetjen e disa funksionarëve të lartë amerikanë ndaj kësaj marrëveshjeje, ai refuzoi të konfirmojë zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Ky qëndrim i presidentit amerikan, vërtetoi parashikimet e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif i cili në intervistat e tij për Guardian dhe Financial Times ka thënë: Donald Trump do të zbatojë kërcënimet e tij dhe më 15 tetor do t’i raportojë Kongresit se Irani nuk ka zbatuar marrëveshjen bërthamore. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në këto intervista ka kërkuar prej evropianëve që në rast se Donald Trump bëhet shkaktar për prishjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, vendet evropiane të mos e marrin Amerikën në konsideratë. Nëse Evropa në këtë çështje ndjek Uashingtonin, marrëveshja bërthamore do të shkatërrohet ka thënë shefi i diplomacisë iraniane i cili shtoi në të tilla kushte Irani do të ndjekë programin e tij bërthamor me teknologji shumë herë më të përparuar sesa para vitit 2015 kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore. Tani kur Donald Trump nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, Kongresi amerikan ka 60 ditë afat për të vendosur lidhur me masat që duhen marrë dhe për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Mirëpo siç ka theksuar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, z. Zarif, nëse ky proces përfundon me imponimin e sanksioneve të reja, Irani nuk e sheh të domosdoshme të vazhdojë zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Në rast të shkatërrimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Donald Trump, Irani ka shumë opsione për tu përballur me këtë veprim, një prej të cilave është kthimi në aktivitetet e mëparshme bërthamore. Hulumtimet dhe studimet në fushën bërthamore, kanë ngritur kapacitetin teknologjik të ri të Iranit. Si rezultat nëse Amerika merr vendim për të prishur marrëveshjen bërthamore, atëherë Irani shumë lehtë mund të rinisë programin e tij bërthamor por me një teknologji të re dhe shumë herë më të sofistikuar. Një prej opsioneve të parashikuara nga Irani në rast të prishjes së marrëveshjes bërthamore, është edhe largimi dhe tërheqja përfundimtare nga kjo marrëveshje. Mirëpo Irani ka edhe opsione të tjera, zbatimi i të cilave varet nga reagimi që do të kenë palët e tjera ndaj veprimit të qeverisë Trump për tu larguar nga marrëveshja bërthamore. Në rast se Kina, Rusia dhe vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, pas largimit të Amerikës marrin vendim të ndjekin rrugën e ndjekur nga Amerika, atëherë marrëveshja bërthamore konsiderohet e mbyllur. Mirëpo vendet evropiane, Kina dhe Rusia kanë theksuar ruajtjen dhe mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore dhe mes duket Amerika në rrugën e saj të largimi është e vetme. John Kerry ish sekretari amerikan i shtetit në një artikull për gazetën Uashington post ka shkruar: Amerika në rast se largohet nga marrëveshja bërthamore, ajo do të humbasë partnerët e saj evropianë dhe botës i përcjell mesazhin se Amerika nuk zbaton angazhimet e saj. Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane disa ditë më parë ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se Evropa do të bëjë çka është e mundur për të ruajtur marrëveshjen bërthamore edhe në rast se Amerika del dhe tërhiqet nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. I vetmi organ që ka të drejtë për të shprehur opinionin e tij lidhur me zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore është ANEA. Kjo agjenci deri tani në 8 raportet e saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet dhe zotimet e tij. Pra Donald Trump personalisht nuk ka të drejtë që të monitorojë marrëveshjen bërthamore dhe për këtë në rast se tërhiqet nga kjo marrëveshje atëherë Amerika do të përballet me një skandal ku bota do ta kuptojë qartë se Amerika është një vend që nuk zbaton zotimet e veta dhe një vend që nuk mund t’i besohet.