Garda Revolucionare: Në asnjë rrethanë nuk do ndalet prodhimi i raketave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61582-garda_revolucionare_në_asnjë_rrethanë_nuk_do_ndalet_prodhimi_i_raketave
Komandanti i Divizionit të Forcave Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Teherani nuk do të ndalojë në asnjë rrethanë zgjerimin e potencialeve të tij raketore, duke hedhur poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA Donald Trump për kufizime në programin e raketave balistike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2017 17:50 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Në asnjë rrethanë nuk do ndalet prodhimi i raketave

Komandanti i Divizionit të Forcave Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Teherani nuk do të ndalojë në asnjë rrethanë zgjerimin e potencialeve të tij raketore, duke hedhur poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA Donald Trump për kufizime në programin e raketave balistike të Iranit.

"Edhe nëse ndërtohet një mur përreth gjithë vendit, prodhimi i raketave nuk do të ndalet, sepse kjo është një industri plotësisht vendase", tha të hënën gjeneral brigade Amir Ali Haxhizade. Ai shtoi se Garda Revolucionare është duke mbrojtur interesat e kombit iranian dhe nuk do të mashtrohet nga armiqtë, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të rrisë aftësitë e saj në baza ditore, sepse siguria është prioritet i dorës së parë në të gjitha kushtet. Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare hodhi poshtë shqetësimet rreth një lufte të mundshme kundër Iranit, duke thënë: "Kjo është lufta psikologjike e armikut, sepse vendi ynë është aq i fortë, saqë askush nuk do të guxojë të sulmojë ose të përballet me Republikën Islamike". Haxhizade gjithashtu vuri në dukje qasjet armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit dhe shtoi: "Armiqësia amerikane është një çështje dhe strategji e pandryshueshme. Taktikat e SHBA mund të ndryshojnë, por vetë strategjia e tyre nuk ndryshon kurrë. " Komandanti i Divizionit të Forcave Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se funksionarët e SHBA-së janë nën ndikimin e sionistëve, duke thënë: "Politikat e tyre kryesore diktohen nga sionistët."