Irani dhe Bosnja theksojnë bashkëjetesën e sinqertë fetare
Ambasadori i Iranit në Sarajevë dhe kreu i kishës ortodokse të Sarajevës, theksuan bashkëjetesën e sinqertë fetare në botë.
Mahmud Hejdari, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Bosnje dhe Rizstom Javic kreu i kishës ortodokse në këtë vend, kanë analizuar masat e marra nga Irani për të pasur bashkëjetesë të sinqertë fetare. Në fund të takimit ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë ka thënë; E gjithë bota kërkon paqe, qetësi dhe jetë paqësore dhe të sinqertë mes ndjekësve të feve të ndryshme. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur qëndrimin e Donald Trump kundrejt marrëveshjes bërthamore shprehu besimin se ky qëndrim do të refuzohet dhe refuzohet nga bashkësia ndërkombëtare. Nga ana e tij kryepeshkopi i Sarajevës, tha se Irani është një vend me histori të lashtë dhe shembull për të gjithë botën dhe shtoi se Irani që nga fitorja e revolucionit islamik ka arritur të përballojë problemet dhe të vazhdojë rrugën e tij. Ajo çka sot po ndodh në botë nuk është e pranueshme për asnjë njeri dhe është e nevojshme që e gjithë bota të ngrihet për tu përballur me këto sjellje çnjerëzore.