Zarif: Irani nuk synon eliminimin e faktorëve të tjerë rajonalë
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se Irani nuk synon eliminimin e faktorëve të tjerë rajonalë, mirëpo ata duhet të kritikohen për gabimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara.
Mesazhi i z. Muhamed Xhavad Zarif ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit është publikuar nga agjencia Atlantik. Në një pjesë të artikullit të kësaj agjencie e cila citon fjalët e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit thuhet: Prania ushtarake e Amerikës në rajon nuk është vetëm për tu përballur me kërcënimet që prekin interesat e Amerikë por me kërcënimet që janë përhapur nga aleatët e Uashingtonit dhe sot janë zgjeruar duke përfshirë qytetet evropiane dhe amerikane. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Qëndrimet anti iraniane të disa vendeve arabe të rajonit bëhet në kohën kur disa prej qeverive të këtyre vendeve dhe sidomos Arabia saudite dhe Emiratet kanë nisur një luftë në Jemen, kanë sulmuar Bahrejnin dhe kanë vendosur sanksione ndaj Katarit ndërkohë që mbështesin me mjete financiare dhe armatime terroristët në Siri. Influenca e Iranit në rajon nuk është për të imponuar shpenzime për të tjerët por është për shkak të gabimeve dhe zgjedhjeve të gabuara të tyre dhe të aleatëve të tyre perëndimorë.