Mogherini: Marrëveshja bërthamore, fitore për BE dhe popullin Iranian
Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane edhe një herë theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore për paqen dhe sigurinë në botë dhe kërkoi mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj marrëveshjeje.
Sipas një njoftimi të Pars Today Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e çmimit Kaizerauto në Gjermani ka thënë: Në botën tonë të vogël dhe të ndërlikuar, paqja dhe siguria në Evropë është e lidhur me paqen dhe sigurinë e botës dhe për këtë arsye BE duhet të jetë një forcë ndërkombëtare për paqen botërore, pasi kjo siguri është pjesë e interesave të unionit. Ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të BE dhe të botës tha në fjalën e saj Mogherini. Shefja e diplomacisë evropiane vuri në dukje se dy vjet më parë është gjetur një rrugëzgjidhje me karakter fitues për të dyja palët në një çështje tepër të ndërlikuar dhe të rrezikshme. Ne kemi vendosur një sistem monitorues efikas për të garantuar se programi bërthamor i Iranit ka vetëm qëllime paqësore. Përgjatë dy viteve të kaluara nuk është vënë re asnjë shkelje në zotimet e Iranit dhe ANEA në 8 raportet e saj ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore është konfirmuar nga rezoluta e KS e OKB dhe për këtë ajo i përket të gjithë botës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Asnjë vend në formë të vetme nuk mund t’i japë fund kësaj marrëveshjeje dhe asnjë vend fill i vetëm nuk mund t’i japë fund një rezolute të KS të OKB, shtoi ndër të tjera Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane.