Reagimi i Zarif ndaj kërkesës së Netanjahut: S’është puna jote!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61633-reagimi_i_zarif_ndaj_kërkesës_së_netanjahut_s’është_puna_jote!
Ministri i Jashtëm i Iranit duke reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit izraelit për mbylljen e llogarisë së tij në Twitter, deklaroi: “Kjo s’është puna jote”!
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 18, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Reagimi i Zarif ndaj kërkesës së Netanjahut: S’është puna jote!

Ministri i Jashtëm i Iranit duke reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit izraelit për mbylljen e llogarisë së tij në Twitter, deklaroi: “Kjo s’është puna jote”!

Ministri i Jashtëm Zarif, në mesazhin e tij në Twitter më 14 tetor shkroi: 'Sot, iranianët - djemtë, vajzat, burrat, gratë - janë të gjithë Garda Revolucionare, duke qëndruar në këmbë me ata që na mbrojnë neve dhe rajonin kundër agresionit dhe terrorizmit". Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ishte  zemëruar nga ky postim i Zarifit dhe publikoi një video që i sugjeron ministrit të Jashtëm iranian të fshinte llogarinë e tij në Twitter. Në përgjigje të këtij sugjerimi të Netanjahut, shefi i diplomacisë iraniane shkroi sot në Twitter: “Kjo s’është puna jote”!