Shkaqet e armiqësisë së Amerikës ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61643-shkaqet_e_armiqësisë_së_amerikës_ndaj_iranit
Lideri suprem i revolucionit islamik, në një takim me elitën shkencore të Iranit, theksoi shkaqet e armiqësisë së Amerikës kundër Iranit. Ajetollah Khamenei, theksoi se Irani nuk është aspak i varur tek Amerika dhe shtoi se armiku po monitoron zhvillimet dhe aktivitetet e Iranit dhe është I shqetësuar nga kthimi i një Irani të prapambetur dhe të varur, në një Iran me ndikim dhe fuqi politika, mbrojtëse dhe shkencore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2017 05:41 Europe/Tirane
  • Shkaqet e armiqësisë së Amerikës ndaj Iranit

Lideri suprem i revolucionit islamik, në një takim me elitën shkencore të Iranit, theksoi shkaqet e armiqësisë së Amerikës kundër Iranit. Ajetollah Khamenei, theksoi se Irani nuk është aspak i varur tek Amerika dhe shtoi se armiku po monitoron zhvillimet dhe aktivitetet e Iranit dhe është I shqetësuar nga kthimi i një Irani të prapambetur dhe të varur, në një Iran me ndikim dhe fuqi politika, mbrojtëse dhe shkencore.

Lideri suprem vuri në dukje se në vigjilje të fitores së revolucionit islamik nuk ishte çështja bërthamore, nuk ekzistonte as çështja raketore dhe as influenca në rajon, mirëpo amerikan e kishte kuptuar se me fitoren e revolucionit islamik ajo do të humbiste një vend të varur dhe plot interesa. Ajetollah Khamenei, regjimin e Amerikës e përshkoi me thënien e njohur të imam Khomeinit (ra) i cili Amerikën e ka quajtur Shejtani i Madh dhe tha; Amerika është komisionar i sionizmit ndërkombëtar dhe është krijuese e grupit terrorist ISIS dhe e lëvizjeve takfiriste dhe për këtë arsye zemërohet ndaj forcave të cilat luftojnë kundër ISIS. Lideri suprem tha se një nga arsyet kryesore të armiqësisë së Amerikës me Iranin është neutralizimi i rolit të Amerikës në rajon dhe sidomos në Siri, Irak dhe Liban dhe eliminimi i skenarit të saj dhe të regjimit sionist për ndarjen dhe copëtimin e rajonit. Amerika nevrikosjen e saj me Iranin mundohet ta mbulojë duke parashtruar pretendime si çështja e marrëveshjes bërthamore dhe mundohet të inkurajojë Evropën që të kundërshtojë këtë marrëveshje. Edhe pse Evropa ka dalë kundër qëndrimit të Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore, mirëpo lidhur me këtë çështje lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei dha disa këshilla dhe tha: Shtetet evropiane kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe kanë dënuar deklaratat e presidentit të Amerikës, ne mirëpresim këtë nivel të reagimit, mirëpo nuk mjafton që liderët evropianë të thonë "ai të mos e grisë marrëveshjen bërthamore", marrëveshja bërthamore është në favor të tyre". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar shteteve evropiane, theksoi: "Evropa duhet të qëndrojë përball veprimeve të Amerikës dhe shmanget nga ndërhyrja në çështjet mbrojtëse të Iranit dhe të mos harmonizohet me politikën e dhunshme të Amerikës". Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim theksoi se marrëzia e presidentit të Amerikës, nuk duhet të bëhet shkak që ne të neglizhojmë intrigat e Amerikës dhe tha: "Derisa pala tjetër nuk e grisë marrëveshjen bërthamore, edhe ne nuk e grisim atë, mirëpo nëse ajo e grisë marrëveshjen bërthamore, atëherë ne do ta grimcojmë atë". Qeveritarët amerikane janë të detyruar të pranojnë realitetin se edhe kësaj here kanë gabuar në qëndrimet e tyre kundrejt Iranit. Ashtu siç theksoi lideri suprem i revolucionit islamik, është marramendëse dhe prapambetje mendore të mendosh se duke marrë Iranin si pretekst mund të arrish qëllime të caktuara. Amerika ka vendosur gardën revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste në një kohë kur kjo gardë është barrierë për Amerikën, ISIS-in dhe Al Kaidën në rajon. Trump me të tilla veprime të tij ka treguar se nuk është i njohur me realitetin e kaluar dhe të tashëm të Amerikës dhe Iranit. Ashtu siç ka theksuar lideri suprem, Irani nuk është frikësuar nga grushti i hekurt por i fshehur i Amerikës në kohën e Obamas dhe as tani nga kërcënime dhe tonet e ashpra të Trump.