Fuqia mbrojtëse e Iranit, e panegociueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61677-fuqia_mbrojtëse_e_iranit_e_panegociueshme
Sekretari i Këshillit të Ekspertëve të Iranit, Mohsen Rezai, të enjten përsëriti se Irani kurrë nuk do të negociojë mbi fuqinë e tij raketore dhe të mbrojtjes, duke thënë se nëse Uashingtoni do të anulojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, Teherani gjithashtu do ta braktisë atë dhe do të rifillojë aktivitetet e tij bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2017 16:38 Europe/Tirane
  • Fuqia mbrojtëse e Iranit, e panegociueshme

Sekretari i Këshillit të Ekspertëve të Iranit, Mohsen Rezai, të enjten përsëriti se Irani kurrë nuk do të negociojë mbi fuqinë e tij raketore dhe të mbrojtjes, duke thënë se nëse Uashingtoni do të anulojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, Teherani gjithashtu do ta braktisë atë dhe do të rifillojë aktivitetet e tij bërthamore.

Ai gjithashtu tha se shtrembërimi i emrit të Gjirit Persik nga Presidenti i SHBA Donald Trump nënkupton dëshpërimin dhe zemërimin e Uashingtonit ndaj Republikës Islamike dhe popullit iranian. Veprimi i Trump në shtrembërimin e emrit të vërtetë të Gjirit Persik ka krijuar një unitet midis të gjithë iranianëve, madje edhe tek kundërshtarët e sistemit që jetojnë jashtë shtetit, tha Rezai. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me rolin e Gardës Revolucionare të Iranit në çlirimin e qytetit Mejadin në Siri nga pushtimi i terroristëve, sekretari i Këshillit të Ekspertëve të Iranit tha se Garda Revolucionare vetëm sa ofron shërbime këshillimore, trajnim dhe përkrahje shpirtërore në Irak dhe Siri. "Si këshilltarë, ne do të qëndrojmë pranë qeverive dhe popujve të dy vendeve dhe vazhdojmë të ndjehemi përgjegjës për të mbështetur të shtypurit në të gjithë botën," tha Rezai. Duke përsëritur se strategjia amerikane ka dështuar në rajon, ai tha se pas disfatës së terroristëve të ISIS, amerikanët thurën komplote të tjera duke përfshirë lëvizjen e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për shkëputjen nga Iraku por edhe ky komplot dështoi. Gjithashtu, edhe përpjekjet e Izraelit për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave politike dhe ushtarake amerikane në rajon do të dështojnë, tha Rezai.