Motoja “Vdekje Amerikës”, do të thotë vdekje sjelljes arrogante të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61701-motoja_vdekje_amerikës_do_të_thotë_vdekje_sjelljes_arrogante_të_amerikës
Domethënia e motos “Vdekje Amerikës” nuk përfshin popullin e Amerikës, por do të thotë vdekje për sjelljen dhe politikën arrogante dhe hegjemoniste të politikanëve amerikanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2017 13:34 Europe/Tirane
  • Motoja “Vdekje Amerikës”, do të thotë vdekje sjelljes arrogante të Amerikës

Domethënia e motos “Vdekje Amerikës” nuk përfshin popullin e Amerikës, por do të thotë vdekje për sjelljen dhe politikën arrogante dhe hegjemoniste të politikanëve amerikanë.

Kështu deklaroi Khuxhetul-islam Sejed Ali Khomejni gjatë fjalimit të tij para namazit të së premtes në Teheran. Ai me këtë rast shtoi: “Me kalimin e rreth 40 viteve nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit, sistemi i Republikës Islamike të Iranit është më i fuqishëm se çdo herë tjetër dhe në arenën ndërkombëtar ka shtuar ndikimin e vetë në masë të madhe në krahasim me të kaluarën. Irani sanksionet i ka shndërruar në raste për zhvillim dhe ka arritur që qëndrojë në këmbët e tij pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe presioneve. Perëndimi sot e ka pranuar sistemin e Republikës Islamike dhe diskursin politikë të bazuar në autoritetin fetar. Ndërkohë deklaratat injorante dhe anti-iraniane të Donald Trump, presidentit të Amerikës janë boshe dhe fëmijërore. Deklarata të tilla të presidentit amerikan vetëm shtojnë edhe më tepër unitetin e popullit të Iranit, kjo është për arsye se Republika Islamike e Iranit edhe nëse tërhiqet nga programi i energjisë atomike, nga forcat ushtarake dhe nga industria e naftës, përsëri politika arrogante do të jetë e pangopshme, prandaj përballja me arrogancën është rezistenca e popullit të Iranit”,- tha ndër të tjera Sejed Ali Khomejni.