Shefi ushtarak i Iranit në Alepo: ISIS-it i ka ardhur fundi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61710-shefi_ushtarak_i_iranit_në_alepo_isis_it_i_ka_ardhur_fundi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RII ka lavdëruar operacionet e suksesshme të forcave siriane dhe forcave aleate kundër terrorizmit në Siri gjatë një vizite në një pozicion të vijës së frontit pranë qytetit sirian të Alepos, duke thënë se terroristët po i afrohen fundit të tyre në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 20, 2017 20:18 Europe/Tirane
  • Shefi ushtarak i Iranit në Alepo: ISIS-it i ka ardhur fundi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RII ka lavdëruar operacionet e suksesshme të forcave siriane dhe forcave aleate kundër terrorizmit në Siri gjatë një vizite në një pozicion të vijës së frontit pranë qytetit sirian të Alepos, duke thënë se terroristët po i afrohen fundit të tyre në Siri.

Sic raporton agjencia e lajmeve ISNA, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit gjeneral-major Muhamed Bakeri gjatë një takimi me këshilltarët ushtarakë dhe forcat e armatosura të përfshira në betejat kundër terroristëve në Siri,deklaroi: "Ekzistencës së grupeve terroriste po i vjen fundi". Komandanti i lartë ushtarak iranian më tej i konsideroi  "unitetin" dhe "bashkërendimin shembullor" midis ushtrisë siriane dhe forcave aleate të saj si faktorët kryesorë të fitoreve "të njëpasnjëshme" që ata kanë arritur kundër terroristëve. Gjeneral-major Bakeri, më tej shprehu besimin se forcat siriane dhe luftëtarët aleatë do të vazhdojnë të ruajnë superioritetin e tyre në luftën kundër militantëve të grupeve terroriste e takfiriste. Irani, së bashku me Rusinë, ka një mision këshillues ushtarak në Siri që synon forcimin e ushtrisë siriane në fushën e betejës kundër terrorizmit. Moska gjithashtu po siguron mbulim ajror ndaj ofensivave tokësore të Sirisë. Forcat siriane në luftën kundër terrorizmit, gjithashtu po marrin ndihmë nga luftëtarët e lëvizjes së Hezbollahut të Libanit.