Velajati: Irani nuk pranon asnjë kusht për marrëveshjen bërthamore
(last modified Sat, 21 Oct 2017 19:01:18 GMT )
Tetor 21, 2017 21:01 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani nuk pranon asnjë kusht për marrëveshjen bërthamore

Këshilltari i lartë politik i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk do të pranojë lidhjen e kushteve të reja, veçanërisht mbi çështjet strategjike të vendit, me marrëveshjen bërthamore  të nënshkruar midis Iranit dhe vendeve të grupit G5+1.

"Marrëveshja bërthamore nuk duhet të varet nga kushtet e tjera, veçanërisht kushtet mbi çështjet strategjike të Iranit, p.sh. praninë e tij aktive në rajon dhe gjithashtu ndihmën për frontin e rezistencës si dhe zhvillimin e aftësive mbrojtëse të  tij ", tha të shtunën Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei. Velajati i bëri këto deklarata duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi me zv/ Shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Saleh al-Aruri, në Teheran. Ai shtoi se vetëm sistemi islamik i Iranit merr vendime në lidhje me mbrojtjen raketore të vendit, duke shtuar: "Ne nuk marrim  leje nga dikush për të mbrojtur veten." Zyrtari i lartë iranian theksoi se Irani do të përdorë "aftësitë më të avancuara mbrojtëse" për të mbrojtur veten, duke shtuar: "Kjo çështje  konsiderohet midis vijave të kuqe të Iranit". Çështja e mbrojtjes apo të raketave iraniane nuk ka të bëjë me vendet e huaja, vuri në dukje Velajati.

 

Tags