Zarif niset për në Afrikën e jugut
Ministri i jashtëm i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, është nisur dje në darkë drejt Afrikës së jugut.
Muhamed Xhavad Zarif gjatë qëndrimit në Afrikën e jugut do të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve dhe do të zhvillojë takime me ministrin e jashtëm, ministrin e financave, si dhe me presidentin Jakub Zuma. Gjatë takimit të 13 të komisionit të përbashkët mes Iranit dhe Afrikës së jugut do të diskutohet mënyra e zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se në këtë vizitë do të zhvillohen edhe disa asamble tregtare dhe biznesi mes Iranit dhe Afrikës së jugut me qëllim analizimin e çështjeve ekonomike dhe të investimit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje se Muhamed Xhavad Zarif pritet të vizitojë edhe Ugandën dhe Nigerin ku do të diskutojë për çështje dypalëshe zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.