Erakçi: Marrëveshja bërthamore gëzon mbështetje botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61757-erakçi_marrëveshja_bërthamore_gëzon_mbështetje_botërore
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore gëzon mbështetje botërore dhe konferenca për çarmatimin bërthamor në Moskë edhe një herë ka treguar në mënyrë të qartë këtë realitet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2017 11:14 Europe/Tirane
  • Erakçi: Marrëveshja bërthamore gëzon mbështetje botërore

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore gëzon mbështetje botërore dhe konferenca për çarmatimin bërthamor në Moskë edhe një herë ka treguar në mënyrë të qartë këtë realitet.

Ebas Erakçi të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, i ka vlerësuar të mira rezultatet e konferencës së 14-të për çarmatim bërthamore në Moskë dhe të bisedimeve të tij me funksionarët e Rusisë, ndërsa shtoi: "Në këto takim është theksuar se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet dhe nuk pranohet kurrfarë shtese në tekstin e saj. Funksionarët pjesëmarrës në këtë konferencë gjithashtu kanë theksuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Erakçi duke thënë se marrëveshja bërthamore është një dokument i qëndrueshëm dhe me kredibilitet ndërkombëtar dhe të gjitha palët nënshkruese duhet t'i qëndrojnë besnikë zotimeve të bëra në kuadër të kësaj marrëveshje, tha: "Marrëveshja bërthamore nuk ka lidhje me asnjë çështje tjetër dhe ky realitet është shndërruar në një pjesë të pandashme për mekanizmin e ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore. Qëndrimet anti-iraniane të Amerikës dhe të Donald Trump, presidentit të Amerikës janë vendosur në izolim global dhe shumica e vendeve të botës dhe përfaqësuesit e OKB kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore".