Velajati: Vendet evropiane kanë qëndrim të ndryshëm nga SHBA
(last modified Sun, 22 Oct 2017 19:03:50 GMT )
Tetor 22, 2017 21:03 Europe/Tirane
  • Velajati: Vendet evropiane kanë qëndrim të ndryshëm nga SHBA

Këshilltari i lartë politik i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik deklaroi se vendet evropiane janë kundër lëvizjeve të Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe ndjekin një qëndrim të ndryshëm nga Uashingtoni mbi marrëveshjen bërthamore.

"Politika e miratuar nga Evropa, duke përfshirë Holandën, për çështjen bërthamore është ndryshe nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës," tha të dielën Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë politik i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei. Velajati e  bëri këtë deklaratë kur u foli gazetarëve pas një takimi në Teheran me një anëtar të lartë të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Raymond Knops dhe delegacionit të tij shoqërues. Ai shtoi se vendet evropiane nuk pranuan shkeljen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit dhe kanë deklaruar se do të mbeten të përkushtuar ndaj marrëveshjes. Më tej, Velajati vuri në dukje bisedimet e tij me parlamentarët holandezë dhe tha se Holanda ishte e gatshme të investonte më shumë në Iran. Duke vënë në dukje se Teherani dhe Amsterdami gëzonin marrëdhënie në rritje, ai shtoi se Holanda kërkonte të përmirësonte bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me Iranin.

 

Tags