Ruhani vlerëson lartë personalitetin e djalit të Imam Khomejnit (ra)
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Ajetullah Sejed Mustafa Khomejni, djali i Imam Khomejnit (ra), ishte një personalitet i madh i shkollave fetare, një aktivist i palodhshëm i Revolucionit Islamik dhe një këshilltar i sinqertë i Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, i cili gjithmonë inkurajonte të gjithë aktivistët revolucionarë për të ecur përpara drejt fitores.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mëngjes në ceremoninë e 40 vjetorit të vdekjes së Ajetullah Sejed Mustafa Khomejni, tha se personaliteti i tij mund të shqyrtohet dhe vlerësohet nga aspekte të ndryshme dhe deklaroi: "Lajmi për martirizimin e Ajetullah Mustafa Khomejnit më 23 tetor 1977, në atë kohë tronditi shoqërinë e Iranit dhe gjithashtu krijoi një respekt dhe inkurajim të madh në shoqërinë iraniane për të vazhduar Revolucionin me forcë edhe më të madhe". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se arroganca botërore vazhdon të ekzistojë akoma dhe komplotet e armikut po vazhdojnë me mënyra të tjera, mirëpo sot Irani dhe Islami kanë arritur në një pozitë të lartë ndërsa arroganca botërore sot në rajonin e Lindjes së Mesme është më e dobët se çdo herë tjetër. Në lidhje me deklaratat e disa autoriteteve të huaja në lidhje me armët mbrojtëse të Iranit, z. Hasan Ruhani theksoi: "Armët e Iranit gjithashtu janë sikur armët e të gjitha vendeve të tjera të botës dhe forca ushtarake e Iranit duhet të jetë mbrojtëse përball kërcënimeve dhe në raste të nevojshme duhet ta mbrojë Iranin. Sanksionet dhe padrejtësia kundër popullit iranian është një veprim i gabuar dhe i pamatur, mirëpo të gjithë qytetarët iranianë duke rezistuar kanë qëndruar përball problemeve dhe sanksioneve".