Lidhja e marrëveshjes bërthamore me mbrojtjen e Iranit, veprim i gabuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61810-lidhja_e_marrëveshjes_bërthamore_me_mbrojtjen_e_iranit_veprim_i_gabuar
Lidhja e marrëveshjes bërthamore me potencialet mbrojtëse të Iranit është një veprim i gabuar, tha të hënën shefi i gjyqësorit iranian Ajetollah Sadik Amoli Larixhani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2017 17:35 Europe/Tirane
  • Lidhja e marrëveshjes bërthamore me mbrojtjen e Iranit, veprim i gabuar

Lidhja e marrëveshjes bërthamore me potencialet mbrojtëse të Iranit është një veprim i gabuar, tha të hënën shefi i gjyqësorit iranian Ajetollah Sadik Amoli Larixhani.

Ai iu referua masave anti-iraniane të SHBA-ve dhe kërkesës së Uashingtonit për frenimin e aftësive të mbrojtjes raketore të Iranit dhe shtroi pyetjen se përse Republika Islamike duhet të privohet nga e drejta e vetëmbrojtjes vetëm për shkak se SHBA dhe aleatët e saj duan që Irani të jetë i dobët? . "Lidhja e marrëveshjes bërthamore me potencialet mbrojtëse të Iranit është një qasje e gabuar dhe Irani nuk do ta pranojë kurrë atë," vuri në dukje Ajetollah Sadik Amoli Larixhani. Ai u kërkoi popullit dhe zyrtarëve të bashkohen kundër politikave anti-iraniane të SHBA dhe të mos marrin parasysh kërkesën e tepërt të Uashingtonit. Duke komentuar opozitën e zyrtarëve amerikanë ndaj ndikimit rajonal të Iranit, kreu i sistemit gjyqësor të Iranit tha se këshilltarët ushtarakë iranianë janë në Siri dhe Irak, sipas një kërkese zyrtare të qeverive ligjore të këtyre vendeve dhe në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit.