Zarif: Pallavrat e Trump nuk mund të dëmtojnë rezistencën e popullit iranian
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një takim që pati dje me iranianët me banim në Afrikën e jugut deklaroi se pallavrat e Donald Trump nuk mund të dëmtojnë mbrojtjen, rezistencën dhe fuqinë e popullit iranian.
Më 13 tetor presidenti amerikan akuzoi përsëri iranian për mbështetjen e terrorizmit në një kohë kur Republikës Islamike të Iranit luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, i cili është fenomen i mbështetur nga Amerika. Irani në luftën kundër terrorizmit jep ndihmë me anë të konsulentëve të tij ushtarakë. Mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk është veprim i pranueshëm për Donald Trump. Më tutje ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit foli mbi krimet e Arabisë saudite dhe të aleatëve të saj në Jemen dhe tha se regjimi saudit dollarët e naftës i përdor për të blerë armë nga Amerika dhe për të përgjakur me to popullin e pafajshëm të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Vlen të theksohet ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndodhet në Afrikën e jugut që prej ditës së marrtë për të marrë pjesë në komisionit e përbashkët ekonomik të Iranit dhe Afrikës së jugut.