Zarif arriti në Ugandë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas përfundimit të vizitës së tij në Afrikën Jugore, sot pasdite (të martën) së bashku me delegacionin shoqërues politik dhe ekonomike, arriti në Kampala, kryeqytetin e Ugandës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në Kalampa, pritet të takohet me presidentin dhe me ministrin e punëve të jashtme të Ugandës me të cilët do të bisedojë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe me zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe politike mes të dy vendeve. Gjatë vizitës së z. Zarif në Uganda do të përurohet një spital me 50 shtretër i ndërtuar nga Republika Islamike e Iranit në këtë vend.