Iranianët jashtë vendit janë kapital i rëndësishëm për Iranin
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, iranianët me banim jashtë shtetit i ka konsideruar kapital shumë të vlefshëm për vendin.
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif dje u takua me iranianët me banim në Uganda ku tha se ata janë urë lidhëse mes Iranit dhe këtij vendi sidomos në aspektin kulturor dhe të civilizimit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje nga Pretoria e Afrikës së Jugut shkoi për në Kampala kryeqytet i Ugandës. Gjatë qëndrimit në Uganda shefi i diplomacisë iraniane do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së kompleksit tregtar të Iranit dhe Ugandës si dhe do të takohet me ministrin e jashtëm të këtij vendi dhe me presidentin Yoweri Museveni.