Kërkohet lehtësimi i transaksioneve bankare mes Iranit dhe Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61849-kërkohet_lehtësimi_i_transaksioneve_bankare_mes_iranit_dhe_gjermanisë
Zv/ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare dhe tregtare, pasi vuri në dukje potencialet e përshtatshme të Iranit dhe Gjermanisë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kërkoi lehtësimin e procesit të transaksioneve bankare mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2017 05:31 Europe/Tirane
  • Kërkohet lehtësimi i transaksioneve bankare mes Iranit dhe Gjermanisë

Zv/ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare dhe tregtare, pasi vuri në dukje potencialet e përshtatshme të Iranit dhe Gjermanisë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kërkoi lehtësimin e procesit të transaksioneve bankare mes dy vendeve.

Amir Husein Zamani’nia ditën e martë mbajti një fjalim në komitetin e energjisë të Iranit dhe Gjermanisë dhe tha; Potencialet dhe mundësitë e Teheranit dhe Berlinit për të bashkëpunuar në këtë fushë janë të larta. Ai theksoi se niveli i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Gjermanisë për momentin është 3 miliard dollarë dhe shpresoi se me bisedimet dhe negociatat e deritanishme do të shtohet niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Zv/ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera përmendi edhe rezervat e shumta të gazit në Iran dhe shpresoi se me marrjen e masave konkrete eksporti i gazit iranian do të rritët.