Shqyrtohen rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Sllovenisë
Ambasadori i Iranit në Ljubljana dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë kanë shqyrtuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Morteza Dorzi Ramendi, ambasadori i Iranit në Slloveni, të enjten në takim me Andrei Lugar, zv/ministrin e punëve të jashtme të Sllovenisë, vuri në dukje vullnetin politikë të dy vendeve dhe për forcimin e marrëdhënieve në sfera të ndryshme dhe deklaroi: “Irani ka deklaruar gatishmërinë e tij me qëllim të bashkëpunimit me Slloveninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe mirëpret shtimin e kontakteve dhe lidhjeve bilaterale për ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve”. Andrei Lugar, zv/ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë, në këtë takim theksoi interesimin e Sllovenisë për forcimin dhe ngritjen e nivelit të marrëdhënieve bilaterale me Iranin dhe për shkëmbimin e delegacioneve të nivelit të lartë mes të dy vendeve. Lugar vuri në dukje qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: “Sllovenia si një vend anëtar i BE, e konsideron të domosdoshme ruajtjen dhe vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1.