Aliev: Marrëveshjet ekonomike mes Iranit dhe Azerbajxhanit janë zbatuar me sukses
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave i Iranit, z. Masud Karbasian, u takua të premten në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, ku u diskutua mbi një takim trepalësh të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit që do të zhvillohet në Teheran.
"Takimi me Presidentin Aliev synonte koordinimin e nevojshëm për takimin trepalësh që do të mbahet në kryeqytetin iranian brenda ditëve të ardhshme", tha z. Karbasian për agjencinë e lajmeve IRNA. "Kam përcjellë një mesazh dhe një ftesë nga Presidenti Hasan Ruhani për Presidentin Aliev për të marrë pjesë në takimin trepalësh" shtoi ministri iranian. Në këtë takim, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, z. Ilham Aliev, duke shprehur kënaqësinë për zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Baku në të gjitha fushat, shtoi se marrëveshjet ekonomike mes Iranit dhe Azerbajxhanit janë zbatuar me sukses dhe kjo krijon optimizëm për perspektivën e marrëdhënieve mes dy vendeve.