Flowshipi akademik i optometrisë i jepet një mjeke iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61932
Fateme Hejdari, mjeke e universitetit Shahid Beheshti në Teheran, ka marrë flowshipin akademik të optometrisë në Amerikë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 28, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Flowshipi akademik i optometrisë i jepet një mjeke iraniane

Fateme Hejdari, mjeke e universitetit Shahid Beheshti në Teheran, ka marrë flowshipin akademik të optometrisë në Amerikë.

Sipas një njoftimi të faqes zyrtare të akademisë optometrike në Amerikë, flowshipi akademik që është grada më e lartë profesionale e optometrisë i është dhënë mjekes iraniane gjatë një ceremonie të mbajtur në Çikago. Pas 15 vitesh kjo është hera e dytë që një mjek iranian merr këtë gradë. Për marrjen e kësaj grade është analizuar puna e mjekëve nga më shumë se 150 kompani të ndryshme të botës. Gjithsej janë përzgjedhur 7700 mjekë në fushën e optometrisë. Sipas statistikave të deritanishme vetëm 10% e mjekëve në Amerikë posedojnë një gradë të tillë. Garda jepet pas analizës që bëhet nga një juri ndërkombëtare.