Ruhani: Irani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve me Filipinet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61938-ruhani_irani_mirëpret_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_me_filipinet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani mirëpret zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimeve me Filipinet sidomos në fushën ekonomike dhe rruga për zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve është e përshtatshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2017 10:25 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve me Filipinet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani mirëpret zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimeve me Filipinet sidomos në fushën ekonomike dhe rruga për zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve është e përshtatshme.

Z. Hasan Ruhani të shtunën në takim me Wilfredo Santos, ambasadori i ri i Filipineve në Teheran, theksoi investimet e përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike Teheran-Manil dhe shtoi njohja me sektorët privat të të dy vendeve për potencialet e njëri-tjetrit, ndihmon në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Filipineve. Presidenti iranian në vazhdim vuri në dukje sukseset e fundit të Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe u shpreh optimist që të gjithë të fitojnë në luftën kundër terrorizmit në mënyrë që të zhduket ky problem i madh global. Wilfredo Santos, ambasadori i ri i Filipineve në Teheran, në këtë takim deklaroi se vendi i tij më shumë se kurrë dëshiron të zgjerojë marrëdhëniet me Teheranin, sidomos në fushat ekonomike dhe të investimeve.