Jukia Amano mbërrin në Teheran
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Jukia Amano mbërriti në Iran të shtunën në mbrëmje për t'u takuar me zyrtarët iranianë.
Amano pritet të zhvillojë bisedime të dielën me Zëvendëspresidentin e Iranit dhe Shefin e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi. Presidenti i SHBA, Donald Trump, më 13 tetor prezantoi një strategji të re kundër Iranit dhe nuk certifikoi angazhimin e Teheranit për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit. Qasja e Trump është kritikuar nga shumë vende, organizma ndërkombëtare, komunitete politike dhe media botërore. Kjo është ndërkohë që ANEA tashmë ka vërtetuar tetë herë angazhimin e Iranit për marrëveshjen bërthamore.