Dosja e inspektimit të objekteve ushtarake të Iranit është mbyllur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61953-dosja_e_inspektimit_të_objekteve_ushtarake_të_iranit_është_mbyllur
Dosja e inspektimit të objekteve ushtarake të Iranit është mbyllur përgjithmonë, deklaroi zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2017 17:52 Europe/Tirane
  • Dosja e inspektimit të objekteve ushtarake të Iranit është mbyllur

Dosja e inspektimit të objekteve ushtarake të Iranit është mbyllur përgjithmonë, deklaroi zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

z. Behruz Kamalvandi tha të shtunën se çështja e inspektimit të objekteve ushtarake të Iranit nuk është përfshirë as në marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, as në Protokollin Shtesë të ANEA dhe as në Marrëveshjen e Masave të Sigurisë. "Ajo që është e rëndësishme është se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike mund të kërkojë inspektimin dhe të ketë qasje në objektet bërthamore të Iranit", shtoi nënkryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Kamalvandi theksoi se Irani po kryente aktivitetet e tij bërthamore në kuadrin e angazhimeve të deklaruara për agjencinë bërthamore të OKB, duke thënë: "Nuk ka arsye për ata të kenë qasje në vende të tjera, duke përfshirë edhe zonat ushtarake dhe jo-ushtarake". Zyrtari i lartë i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit i kërkoi ANEA-së të përmbushë detyrat e saj në mënyrë "profesionale dhe të pavarur" pa iu nënshtruar asnjë "presioni politik". Ai shtoi se Irani do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e veta sipas marrëveshjes bërthamore për sa kohë që palët e tjera të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre.